Last Updated on 04/09/2026 by EL
Petro Koçi
Berisha udhëton për SHBA me një triumfalizëm qesharak.
Bileta për në SHBA dhe zbritja në tokën amerikane nuk përbën amnisti dhe as fare pafajësi. Ai do jetë një pasagjer që mbart me vete një ngarkesë shumë të rëndë e të cilën detyrimisht e ka paguar shumë shtrenjtë. Kjo ngarkesë quhet njolla.
Njolla nuk i është hequr. Pavarësisht shpenzimeve shumëshifrore. Pra Berisha ka paguar një biletë shumë të shtrenjtë.
Zakonisht biletat e porositura herët kushtojnë lirë. Kjo porosia që daton para zgjedhjeve të 2025 i ka kushtuar shumë arkës së familjes.
Përtej financave kostoja politike që paguan PD është shumë më tepër e shtrenjtë. Me këtë biletë që pasagjeri e shet si kartë, edhe pse krejt falso, Berisha mbetet i pakontestueshëm në një parti ku servilizmi bën kërdinë duke instaluar memecëri absolute. Që do të thotë se PD do të vazhdojë ta mbajë në qafë kryetarllëkun e tij për një kohë të gjatë e kështu shpresa për të fituar zgjedhje do mbetet e fikur. Të paktën edhe për një mandat tjetër parlamentar 2029-2033.
Prandaj bileta Rinas- SHBA me pasagjer Sali Berishën konsolidon vetëm shanset e mazhorancës. Fiks si një shërbim i ri në favor të PS që e paguan nga xhepi i vet. Sepse prapakthimi nuk i shërben askujt. Por as ndenjja në vend.
Prandaj PS ka nevojë për të ndërmarrë reforma themelore kushtetuese për t’ia kthyer Republikën qytetarëve dhe për të rivendosur një drejtpeshim demokratik në marrëdhëniet me institucioneve kryesore të shtetit, pa harruar ndërmarrjen e hapave të forta dhe korrigjuese në luftën kundër korrupsionit
