Lamine Yamal ka reaguar me humor ndaj vendimit të Ousmane Dembele për të mos e përfshirë atë në tre zgjedhjet e tij kryesore për “Topin e Artë”.
Sulmuesi i Barcelonës e pranoi me sportivitet zgjedhjen e yllit të Paris Saint-Germainit, duke theksuar se marrëdhënia mes tyre mbetet shumë e mirë.
“Ai është shoku i Kylian Mbappes, apo jo? Jam shumë i lumtur me sezonin që kam zhvilluar. Mendoj se sa herë që jemi përballur, ndoshta kam bërë diçka që i ka bërë ata të mos më pëlqejnë! Dhe kjo është normale”.
“Marrëdhënia ime me Ousmanen është shumë e mirë dhe e kuptoj që ai dëshiron të zgjedhë futbollistë të tjerë”.
Pavarësisht se nuk u përfshi në tre zgjedhjet e Dembele, 19-vjeçari mbetet i bindur se paraqitjet e tij gjatë sezonit kanë folur vetë.
“Por jam shumë i lumtur me atë që kam dhënë këtë vit dhe jam i bindur se të gjithë e kanë parë, edhe nëse ai nuk e ka parë”, shtoi Yamal.
Ndërkohë, ndër befasitë e nominuar ka qenë edhe Lionel Messi i Inter Miamit, i cili kaloi një sezon fantastik me skuadrën amerikane dhe arriti me Argjentinën deri në finalen e Kupës së Botës./Te

