Rritja e çmimeve u zbuti disi në gusht është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tretë radhazi që norma e inflacionit e ka tejkaluar objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%.
Krahasuar me muajin Gusht 2025 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 12,0%, pasuar nga “Argëtim, sport dhe kulturë” me 5,4%, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,6%, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 3,7%, “Ushqime dhe pije joalkoolike”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Kujdes personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2,8% secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,4%, etj. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 3,2%, pasuar nga grupi “Informacioni dhe komunikimi” me 1,0%.
Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin gusht është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,95 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,79 pikë përqindje.
Gjithashtu, çmimet e grupit “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” ndikuan me +0,76 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Restorante dhe shërbime akomodimi” me + 0,13 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,12 pikë përqindje secili.
Çmimet e grupit “Argëtim, sport dhe kulturë” u rriten me +0,11 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Shërbimi arsimor” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,07 pikë përqindje secili dhe çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,06 pikë përqindje. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” ndikuan me -0,12 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Informacioni dhe komunikimi” me -0,04 pikë përqindje./mxh
