Last Updated on 11/09/2026 by Klara
Një vendim i befasishëm është marrë mëngjesin e kësaj të premteje në kabinetin qeveritar të drejtuar nga Edi Rama.
Kryeministri ka shkarkuar nga detyra ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili e mbante këtë post prej disa muajsh.
Pasuesi i Lamallarit në krye të Ministrisë së Brendshme do të jetë Ervin Demo, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e ministrit për Pushtetin Vendor.
Ndryshimi pritet të zyrtarizohet përmes procedurave përkatëse, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet që kanë çuar në vendimin për ndryshimin në krye të Ministrisë së Brendshme.
Me këtë lëvizje, Demo pritet të largohet nga drejtimi i Ministrisë për Pushtetin Vendor për të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
Ndryshimi vjen në kuadër të lëvizjeve të reja në kabinetin qeveritar të Edi Ramës./k.m
