Dashamir Shehi gjatë një interviste në Euronews Albania ka folur në lidhje me gjendjen e sistemit gjyqësor, ku prej disa kohësh po përballet me një kolaps si pasojë e problemeve me pagat.
Shehi tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet dhe se kjo rritje page, e cila është në disporporcion me pagat e tjera, pothuajse sa 5-fishi i pagës së një inxhinieri, t’i vendosë përpara përgjegjësisë dhe ndërgjegjes me qëllim që gjykatat ta bëjnë më mirë punën e tyre.
“Le të zbatohet ai vendim kushtetues, le t’i marrin ato rroga, Parlamenti ta mendojë se si do ta zgjidhë këtë punë në të ardhmen. Kjo rritje rroge në disproporcion me pagat e tjera, a do t’i vendosë këta njerëz përballë një ndërgjegjeje shoqërore? Këta po na paguhen sa 5-fishi i inxhinierëve, a do ta bëjnë edhe një minimum? Kjo tregon se shteti po shpërbëhet dhe secili po merr atë që mund të marrë, siç thotë zoti kryeministër i cili thotë “kap ça të kapësh”., u shpreh Dashamir Shehi./ad
