Analisti Fitim Zekthi deklaroi në emisionin “Now” në Euronews Albania se, nëse Erion Veliaj lirohet nga burgu, ai mund të rikthehet më i fortë në politikë dhe të përbëjë një sfidë për kryeministrin Edi Rama.
Zekthi tha se një rikthim i Veliajt në skenën politike mund të konsiderohet një rrezik jo i vogël edhe për vetë Ramën.
“Për mua, në qoftë se do të rikthehet, ai do të rikthehet më i fortë në politikë dhe do të jetë rrezik jo i vogël edhe për Ramën vetë”, u shpreh Zekthi.
Sipas analistit, Rama aktualisht po përpiqet të mos ndërhyjë në çështjen e Veliajt, duke ia lënë atë institucioneve të drejtësisë. Ai iu referua edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që Veliaj të qëndrojë në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës./ad
