E ardhmja e Endrick te Reali i Madridit është në dyshim, pasi braziliani ka marrë shumë pak minuta në fillim të sezonit. Jose Mourinho e aktivizoi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Elches, të fituar nga Reali me golin e Carlos Espit.
Endrick kishte vendosur të qëndronte në Madrid pas ndërhyrjes së Mourinhos, megjithëse ishte pranë transferimit te Roma gjatë verës. Hapësirat për brazilianin janë kufizuar nga Mbappe, Espi, Vinicius, Arda Guler, Yan Diomande dhe Brahim Diaz.
Sipas skenarit aktual, Reali nuk do ta kundërshtonte një largim të Endrick në formë huazimi gjatë janarit. Milani e konsideron brazilianin një alternativë për repartin ofensiv dhe mund të tentojë sërish një huazim me të drejtë blerjeje.
Edhe Roma mbetet e interesuar, ndërsa Manchester United ka nisur më herët kontaktet dhe kërkon një alternativë për sulmuesin kryesor Benjamin Sesko./mxh
