Ka nisur këtë të enjte seanca plenare e Kuvendit, ku kryeparlamentari Niko Peleshi mbajti fjalën hapëse.
Ai e nisi fjalën e tij me vendimin e Hagës për liderët e UÇK-së, ku u shpreh se Kuvendi do të japë një deklaratë që po punohet në Komisionin për Çështjet Europiane.
“Të nderuar kolegë. Para se të fillojmë me rendin e ditës, dje Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën vendimin ndaj katër liderëve të UÇK-së. Ky vendim përbën një vendim të rëndësishëm dhe të dhimbshëm, jo vetëm për Kosovën, por dhe për historinë dhe kujtesën tonë kombëtare. Sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët nëpërmjet Kuvendit, ku do të shprehim mendimin e Kuvendit të Shqipërisë për këtë vendim. Komisioni për Çështjet Europiane dhe Punët e Jashtme po finalizon detajet e deklaratës”, tha ndër të tjera Peleshi./k.m
