Last Updated on 18/09/2026 by EL
Presidenti Vladimir Putin ka votuar online këtë të premte në zgjedhjet parlamentare në Moskë, sipas mediave shtetërore ruse.
Në një video të postuar nga agjencia e lajmeve TASS, presidenti rus shihet duke parë me vëmendje një kompjuter ndërsa dorëzon votën e tij.
Një ekran tregon më pas një shenjë të gjelbër, së bashku me një shkrim në rusisht, që duket se konfirmon votën e tij, me Putinin që buzëqesh me ironi në fund të videos.
Sipas mediave ruse, zgjedhjet janë një “operacion i organizuar në skenë” për të dhënë pamjen e një demokracie plotësisht funksionale./ET
