Parlamenti Europian mbështet përpjekjet e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE.
Eurodeputeti slloven, Matjaz Nemec, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, me anë të një videomesazh e konsIderoi anëtarësimin e Shqipërisë si një përgjegjësi të përbashkët, ndërsa bëri një apel për Tiranën, të përfshijë më shumë qytetarët.
“Shqipëria vijon të avancojë në procesin e negociatave me BE. Filloi ti çelë rreth 2 vite më parë, dhe sapo ka filluar ti mbyllë grup-kapitujt. Shqipëria po ashtu ka një objektiv shumë ambicioz. Ti mbyllë këto negociata në 2027 dhe shumë është arritur deri më tani, por ashtu po shumë duhet bërë ende. Reformat janë kyçe, po ashtu edhe qytetarët janë esenciale, për shkak se ndryshimet do të reflektohen direkt mbi ta”, u shpreh Andre Rizzo.
Nënkryetarja e re e Kuvendit, Evis Kushi, garantoi se përfshirja e qytetarëve në proceset e dialogut poltiik, do të fillojë nga parlamenti.
“Evropa është shoqëria që duam të ndërtojmë. Një shoqëri demokratike, më gjithëpërfshirëse, më e drejtë, ku institucionet të dëgjojnë, dhe qytetarët marrin pjesë. Ku askush nuk ndihet i lënë pas. Në këtë rrugëtim, Kuvendi do të jetë një hapësirë dialogu, përfaqësimi dhe përgjegjësie”, tha Evis Kushi.
Forumi Qytetar “Shqipëria dhe e Ardhmja e Evropës, Qytetarët në Qendër të ZGjerimit të BE”, u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Parlamentin Europian.
Synimi i kësaj nisme, është të vendosë zërin e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor në qendër të zgjerimit të BE./ad
