Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e Zogut të Zi. Një burrë dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Gruaja është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia, e cila po punon për kapjen dhe arrestimin e tij. Ngjarja ka ndodhur në një kompleks pas gjimnazit Harry Fultz.
