Cagliari ka regjistruar katër fitore në pesë javët e para të Serisë A, me humbjen e vetme që erdhi ndaj Interit.
Skuadra nga Sardenja fitoi 1-0 në transfertë ndaj Udineses, duke regjistruar suksesin e tretë radhazi në kampionat.
Daniel Maldini shënoi golin vendimtar në minutën e 54-t, duke realizuar për të tretën ndeshje radhazi në Serinë A. Portieri Elia Caprile ishte vendimtar në disa momente, duke ndalur Idrissa Gueyen dhe duke mbajtur portën të paprekur.
Fitorja në Udine ishte e treta radhazi e Cagliarit në transfertë, një ecuri që e ka vendosur skuadrën në krye të statistikave për ndeshjet jashtë fushe. Ndërkohë, Udinese mbetet pa fitore në shtëpi pas këtij takimi.
Në ndeshjen tjetër, Bologna barazoi 1-1 me Torinon në debutimin e Rafaele Paladinos në stol. Bernardeski shënoi për Bolognën në minutën e 14-të, ndërsa Kulenoviç barazoi për Torinon në minutën e 77-të./mxh
