Brighton triumfoi 3-0 ndaj Arsenalit, në javën e pestë të Premier League në shtëpi.
Vendasit dominuan takimin që nga fillimi i lojës, duke kontrolluar ritmin e ndeshjes. Pascal Gross zhbllokoi sfidën në minutën e 31-të falë një goditjeje spektakolare nga distanca.
Përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes, Charalampos Koustoulas realizoi një tjetër eurogol duke dyfishuar avantazhin e vendasve.
Në pjesën e dytë, Chema Andres vulosi sfidën me golin e tretë, pas një goditje të saktë me kokë.
Arsenali tentoi të reagonte me anë të Kai Havertz, por sulmuesi gjerman dështoi të shënonte i vetëm përballë portierit kundërshtar.
Pas kësaj humbjeje të, Arsenali zbret në pozitën e dytë të renditjes me 12 pikë të grumbulluara. Nga ana tjetër, Brightoni ngjitet në vendin e tretë me 10 pikë./mxh
