Last Updated on 22/09/2026 by Anisa
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar pezullimin nga detyra dhe caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Në kuadër të hetimeve, është duke u kontrolluar edhe banesa e Hysenit. Kontrollet po kryhen edhe ndaj disa personave të tjerë, të cilët janë përfshirë në të njëjtin vendim të Gjykatës së Posaçme.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura akuzat konkrete ndaj Hysenit apo veprat penale për të cilat ajo dyshohet.
Sipas burimeve, personat ndaj të cilëve po zhvillohen kontrollet lidhen me të njëjtën dosje hetimore, e njohur si “Afera e AKSHI-t”./ad
