Linjat ajrore turke “Turkish Airlines”, “AJet” dhe “Pegasus” kanë pezulluar fluturimet drejt dhe nga Irani, pas hyrjes në fuqi të sanksioneve të reja amerikane ndaj sektorit iranian të aviacionit.
Fluturimet e Turkish Airlines dhe AJet nuk shfaqen në sistemet e rezervimeve deri në mars 2027, ndërsa Pegasus i ka hequr përkohësisht itineraret drejt Iranit.
“Turkish Airlines” ka paralajmëruar se ende nuk ka garanci se fluturimet do të rikthehen pas këtij afati.
Sanksionet amerikane prekin jo vetëm avionët e prodhuar në SHBA, por edhe avionët Airbus që përdorin komponentë të prodhuar në SHBA. Kjo ka krijuar vështirësi për kompanitë ndërkombëtare që operojnë në Iran.
Ndërkohë, Mahan Air mbetet e vetmja linjë ajrore iraniane që aktualisht nuk lejohet të fluturojë drejt Turqisë për shkak të sanksioneve, ndërsa linjat e tjera iraniane mund të vijojnë operimin mes dy vendeve./k.m
