Rreth 1,700 apasionantë të puzzle-ve nga 70 vende u mblodhën në Valladolid të Spanjës për finalen e Kampionatit Botëror të Puzzle-ve, në një garë ku shpejtësia dhe përqendrimi janë vendimtarë.
Në kategorinë individuale triumfoi studentja holandeze e biologjisë, Maartje van der Meer, e cila përfundoi një puzzle me 500 pjesë në vetëm 27 minuta e 57 sekonda.
Konkurrentët përballen me të njëjtin puzzle, i cili u zbulohet vetëm në momentin e nisjes së garës. Fitues shpallet ai që arrin ta kompletojë në kohën më të shkurtër.
Gara u zhvillua në panairin Feria de Valladolid, në veriperëndim të Spanjës. Puzzle-t zyrtare të kampionatit janë zhvilluar dhe furnizuar tradicionalisht nga marka e njohur gjermane Ravensburger./ad
