Last Updated on 22/09/2026 by Klara
Një 52-vjeçar me origjinë marokene, banues në zonën e Raguzës, ka bërë një gjest të ndershëm pasi gjeti një portofol me rreth 2.900 euro cash, dokumente personale dhe karta pagese.
Portofoli u gjet mbi një kolonë në një pikë karburanti në zonën Contrada Majorana, ku besohet se ishte harruar nga një drejtues automjeti që ishte ndalur pak më parë për të furnizuar makinën.
Sipas karabinierëve, 52-vjeçari ishte duke shkuar në punë në Comiso, por pa hezituar vendosi të kthehej dhe ta dorëzonte portofolin në Komandën Provinciale të Karabinierëve.
Falë dokumenteve që ndodheshin brenda, efektivët arritën të identifikonin pronarin: një infermier 41-vjeçar nga Raguzë, i cili punon në Katania.
Kur portofoli iu kthye, burri konstatoi se nuk mungonte asgjë, përfshirë shumën prej rreth 2.900 eurosh, shkruan Ansa.
Infermierja 41-vjeçari falënderoi 52-vjeçarin për gjestin e tij, ndërsa rasti është bërë një shembull i një akti të thjeshtë, por domethënës ndershmërie./ad
