Të paktën 11 persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm me armë në një banesë në KwaMakhutha, në jug të Durbanit, në provincën KwaZulu-Natal të Afrikës së Jugut.
Sipas mediave lokale, mes viktimave ishte edhe një grua shtatzënë. Dhjetë persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndërroi jetë nga plagët gjatë transportimit për në spital.
Sulmi ndodhi të martën, pak para orës 23:00 sipas kohës lokale, kur persona të armatosur dhe ende të paidentifikuar hynë me forcë në banesë dhe hapën zjarr ndaj personave që ndodheshin brenda.
Pas sulmit, autorët i vunë flakën një automjeti që i përkiste pronarit të shtëpisë dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.
Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe përcaktimin e motivit të sulmit. Deri tani nuk është bërë e ditur për ndonjë arrestim./k.m