Rikthimi i Ligës së Kombeve sjell një revolucion të vërtetë në stolat e kombëtareve më të mëdha europiane.
Jurgen Klopp nis një kapitull të ri në karrierë duke marrë drejtimin e Gjermanisë, me debutimin që e pret përballë Holandës.
Në stolin e holandezëve do të jetë pikërisht Xavi Hernandez, i cili kërkon të ndërtojë një cikël fitues me “tulipanët”.
Ndërkohë te Franca, legjenda Zinedine Zidane merr timonin e përfaqësueses në përballjen hapëse kundër Turqisë.
Kampionët në fuqi të Portugalisë do të drejtohen nga Jorge Jesus, i cili bashkë me Cristiano Ronaldon do të sfidojnë Uellsin.
Sa i përket Italisë, Roberto Mancini rikthehet sërish në stolin e “Azzurrëve” për të përsëritur sukseset e mëparshme.
Testi i parë i Mancinit do të jetë kundër Belgjikës, e cila po ashtu nis një epokë të re me Mark van Bommel në krye./mxh
