Last Updated on 25/09/2026 by Anisa
Nga ARTUR AJAZI
Zhurma mediatike dhe veçanarisht ajo politike mbi “Vlora Hysenin, sms e saj me Gysin, radarët dhe shërbimi sekret”, më shtyjnë edhe më shumë të besoj vetëm kryeministrin. Jo sepse, është posti, autoriteti shtetit, por sepse Edi Rama e ka dëshmuar me vepra se, “pazare me shkeljen e ligjit nuk bën”. Qysh prej vitit 2013, Edi e ka treguar me vepra se “bukëshkalët, të babëziturit, dhe të pabesët me kollare dhe poste” kurrë nuk kanë marrë dhe nuk do të marrin mbrojtje politike, as hapur dhe as nënrrogoz. Ky është dallimi mes Edit dhe Saliut. Ky është dallimi mes qeverisjes “Rama” dhe ish-qeverisjes “Berisha”. E ndërsa i pari, “i fik radarët çdo hajduti dhe mëkatari”, i dyti u jepte strehë në selinë e partisë, kryeministri apo presidencë, madje dhe vrasësve. Shqiptarët e kujtojnë se si, në 1997 apo 1998, Sali Berisha “yshti” të vetët për të rrëmbyer pushtetin me kallash, duke shfrytëzuar , funeralin e “mikut të tij Azem Hajdari”.
Unë i besoj kryeministrit, pasi shoh tek thirrjet e Saliut, dhe lufta mediatike, krisjen e madhe të besimit ndaj zbatimit të ligjit. Unë i besoj kryeministrit tim, pasi prej ditës së parë kur mori pushtetin, nuk ka mohuar dhe nuk ka zhgënjyer askënd. Tirana dhe qytetet tona sot, kanë ndryshuar jo vetëm pamjen, por edhe mënyrën e funksionimit, jetesës, zhvillimit, dhe qeverisjes vendore.
Unë i besoj kryeministrit tim, sepse arriti të bindë shqiptarët e pabindur dhe të mashtruar nga propaganda berishiste se, duhen paguar faturat e dritave, ujit dhe detyrimeve të tjera ndaj shtetit. Unë i besoj kryeministrit tim, sepse kur dal jashtë kufinjve të Shqiperisë, ndjehem më dinjitoz në dogana dhe aeroporte. Unë i besoj kryeministri tim, sepse shoh se po rritet një brez i ri, me dije dhe zhvillim ndryshe, nga ç’ishin shkollat deri para 14 viteve. Unë i besoj kryeministrit tim, sepse shoh se shqiptarët ndjehen sot më të sigurtë tek vetja, tek ligji, tek institucioni, dhe vlerat në komunitet.
Unë i besoj kryeministrit tim, sepse shoh se si ndarja e pushteteve, ngjet shumë me praktikat europiane. Unë i besoj kryeministrit tim, sepse vjen nga një eksperiencë brilande qeverisëse lokale, duke e kthyer Tiranën sa ishte kryetar bashkie, në një qytet të jetueshëm, ku perspektiva i takon çdo qytetari që punon dhe zhvillon pronën e tij, vetëm duke zbatuar ligjin. Dhe e fundit, unë i besoj kryeministrit tim, sepse të paimagjinueshmen, integrimin e anëtarësimin në familjen e madhe europiane, po e bën realitet, jo me profka, por me vepra.
