Last Updated on 28/09/2026 by Anisa
Analisti Mustafa Nano ka komentuar mënyrën se si, sipas tij, kryeministri Edi Rama përzgjedh njerëzit që vendos në poste të rëndësishme shtetërore.
Në programin e tij “Arnautistan”, Nano deklaroi se Rama nuk punon dot me persona që kanë integritet, personalitet dhe respekt për veten. Sipas tij, kjo shpjegon edhe largimin e Shkëlqim Canit nga posti i ministrit të Financave dhe afrimin më pas të Arben Ahmetajt, të cilin Rama e emëroi edhe zv.kryeministër.
“Unë Shkëlqim Canin nuk e njoh, kam përshtypjen as dorën nuk ia kam dhënë. Por në distancë më ka krijuar përshtypjen që ka një lloj integriteti dhe respekt për vetën, për gjerat që di dhe për mënyrën si është gatuar. Kjo është arsyeja që ai iku apo e largoi Rama. Rama me njerëz të tillë që kanë respekt për veten, Rama nuk punon dot, nuk i duron dot madje. Në vend të tij afroi Arben Ahmetajn, madje jo vetëm që e bëri ministër por edhe zv kryeministër. Këto janë shijet e Ramës, ka shijë të pagabueshme për të gjetur njeriun më të papërshtatshëm. Ndonjëherë mendoj që sikur Ramës ti duhet të zgjedhë një funksionar të lartë, dhe dikush, një fuqi e mbinatyrshme ti nxjerrë përpara 100 persona dhe ti thotë 99 janë gjeni, i 100 është i pavlerë, merr një dhe zgjidhe ministër, është e sigurt se Rama do ta verë gishtin te i pavleri, edhe pse nuk e njeh. Po të jetë i poshtër, do zgjedhë atë. Ka një shijë të pagabueshme për të identifikuar kush është i pavlerë dhe për ta marrë dhe për ta vënë në një post shtetëror. Është një sjellë që e kanë pasur të gjithë udhëheqësit shqiptar, por Rama e ka çuar në një nivel stratosferik”, tha Mustafa Nano në programin e tij Arnautistan.
Nano e lidhi këtë qëndrim me atë që e konsideron një model të përsëritur të përzgjedhjes së funksionarëve nga kryeministri, duke vënë në kontrast njerëzit që, sipas tij, kanë integritet dhe respekt për veten me ata që i cilëson si të papërshtatshëm për poste shtetërore.
