Një turbinë ere në lindje të Gjermanisë ka arritur një lartësi prej 365 metrash, duke u bërë më e larta në botë, sipas kompanisë zhvilluese Gicon.
Pamjet ajrore tregojnë strukturën që ngrihet mbi peizazhin përreth, ndërsa punëtorët shihen pranë majës së saj.
Turbina ndodhet në Schipkau, në Brandenburg, dhe tashmë është struktura e dytë më e lartë në Gjermani, vetëm tre metra më e ulët se Kulla Televizive e Berlinit.
Lartësia e saj i mundëson të arrijë erëra më të forta dhe më të qëndrueshme, duke krijuar potencialin për të prodhuar më shumë energji elektrike se turbinat e tjera në zonën përreth.
Projekti është zhvilluar prej një dekade dhe pritet të nisë funksionimin në muajin nëntor./ad
