Robert Lewandowski ka vendosur një rekord të ri në Nations League pas tripletës ndaj Rumanisë në ndeshjen e tretë të turneut.
Sulmuesi polak realizoi tre gola dhe arriti në 36 tripleta në total, në nivel klubesh dhe me kombëtaren. Në moshën 38-vjeçare, Lewandowski u bë lojtari më i vjetër që shënon një tripletë në historinë e Nations League.
Me këtë arritje, ai kaloi rekordin që më parë mbahej nga Cristiano Ronaldo. Lewandowski vazhdon të jetë aktiv në nivele të larta edhe pse ka kaluar moshën në të cilën shumë futbollistë e kanë mbyllur karrierën ose kanë ulur ritmin.
Sulmuesi polak ka luajtur më parë për Bayern Munich dhe Barcelona, ndërsa vazhdon të shënojë rregullisht edhe me kombëtaren./mxh
