Last Updated on 28/11/2026 by Monika
Stadiumi është mbushur plot në Dusseldorf të Gjermanisë, aty ku pritet të zhvillohet supersfida e boksit mes kampionit shqiptar Nelson Hysa dhe boskierit nativ, Agit Kabayel.
Takimi mes shqiptarit dhe gjermanit pritet të nis në orën 23:00, me orën lokale.
Mijëra shqiptarë që jetojnë në Europë, por edhe nga Shqipëria, pritet të jenë spektatorë të ballafaqimit në ring, që mbarëvahet në stadiumin “Merkur Spiel Arena” në Dusseldorf, shtëpia pritëse e klubit sportiv të qytetit, Fortuna Dusseldorf, një ekip me peshë, por që fatkeqësisht militon në kategorinë e 3=të gjermane ose 3.Liga siç njihet me emrin zyrtar.
Kabayel do të bëjë mbrojtjen e parë të titullit botëror WBC në peshat e rënda, teksa ylli shqiptar i grushteve qëndron stoik dhe i pamposhtur./ Mxh
