Last Updated on 04/10/2026 by Anisa
Një aksident ka ndodhur pak më parë në hyrje të Korçës ku një punonjës policie i qarkullimit, pas lënies së shërbimit, ka goditur me mjetin e tij një motomjet ku për pasojë mësohet se ka ndërruar jetë një shtetas.
Viktima, drejtuesi i motorit mësohet të jetë rreth 60 vjeç.
Ndërsa, punonjësi i policisë është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në reanimacion. Po kryhen veprimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave./ad
