Last Updated on 07/10/2026 by Anisa
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, ka uruar znj. Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar përcjell urimet për Presidenten e re të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve përballë sfidave të së ardhmes dhe në procesin e integrimit evropian.
“Urime të përzemërta, znj. Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen si Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë”, – shkruan Begaj.
Presidenti Begaj e përmbyll mesazhin me një urim për Presidenten e re dhe për shqiptarët kudo ku ndodhen.
“Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”
