Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të enjten të seancën e radhës plenare.
Bazuar në urdhrin e nënshkruar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, rendi i ditës përfshin një sërë çështjesh më rëndësi.
Pesha kryesore e seancës pritet të jetë projektligji “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Projektligji për Reformën Administrativo-Territoriale, tanimë i kalon Kuvendit, pasi Komisioni i Ligjeve e miratoi në parim me 8 vota pro dhe 5 kundër.
Propozimi i Partisë Socialiste synon shkrirjen e 15 bashkive dhe numri i tyre do të shkojë në 46.
Bazuar në propozimin e PS-së, do të shkrihën këto bashki: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh e Përrenjas.
Po ashtu, parashikohet që Shqipëria të jetë e ndarë në 387 njësi administrative në total.
Ndërsa Partia Demokratike propozoi ndarjen në 100 bashk dhe që Shqipëria të organizohet në gjashtë rajone, më konkretisht: Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Berat dhe Vlorë-Gjirokastër.
Puna për këtë reformë ka krijuar përplashe të mëdha mes dy forcave politike./mxh
