Last Updated on 10/10/2026 by EL
Mijëra qytetarë dolën në protesta dhe marshime pro Palestinës në disa qytete të Italisë, në Romë, Milano, Napoli, Bolonja dhe Torino, në kuadër të nismës me sloganin “Fundi i gjenocidit”.
Në nismë janë bashkuar qindra shoqata, sindikata, kolektive studentore dhe organizata politike. Protestuesit kërkojnë përfundimin e menjëhershëm të atij që e cilësojnë si gjenocid, lejimin e ndihmave humanitare për Gazën dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite.

Në Torino janë regjistruar momente tensioni dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Ndërkohë, në marshimin e zhvilluar në Napoli është parë edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg, e cila iu bashkua demonstruesve në mbështetje të palestinezëve./et
