Last Updated on 13/10/2026 by EL
Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit ka nisur të përshkallëzohet, duke degraduar në akte dhune. Disa të rinj të maskuar kanë arritur të shkulin kangjellat e trotuarit dhe kanë goditur rrethimin dhe xhamat e Ministrisë së Arsimit.
Në mes të protestës, një i moshuar ka humbur ndjenjat në turmë. Pranë tij janë afruar disa protestues, të cilët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca për të transportuar të moshuarin drejt spitalit. Ndërkohë, në ambulancë janë transportuar edhe disa efektivë policie, të cilët kanë mbetur të dëmtuar gjatë përplasjeve./et
