Last Updated on 13/10/2026 by EL
Përplasjet mes policisë dhe studentëve nga protesta e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit ka sjellë edhe persona të lënduar për shkak të goditjeve fizike.
Mes tyre ka pasur edhe efektivë të policisë të cilët janë shoqëruar me ambulancë pasi kanë pwsuar djegie të syve nga hedhja e mjeteve të ndryshme.
Ditën e sotme është qëlluar me vezë, me gurë me bidon me ujë në drejtim të instiucioneve çfarë solli dhe ndërhyrjen e uniformave blu.
Nga ana tjetër, efektivë të tjerë janë të pozicionuar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa në hyrje të Rrugës së Durrësit ndodhet ende autoboti me ujë.
Edhe pse ka pasur shpërndarje të tyre, ka ende grumbullime të qytetarëve që janë të vendosur të protestojnë. Gjatë zhvillimit të kësaj proteste policia ka shoqëruar disa persona, ku mes tyre shihen edhe persona të maskuar./et
