Last Updated on 14/10/2026 by EL
Juristi Kreshnik Spahiu tha se kjo është një protestë që nuk ka asnjë komitet. Duke iu drejtuar kreut të ‘Lëvizjes Bashkë’, Spahiu pyeti se ata që kërkojnë zgjedhjet e parakohshme çfarë ndodh nëse i fiton Rama ose Berisha.
“Kjo protestë deri në këtë fazë është e qëndrueshme. Por kjo protestë mund të dalë jashtë kontrollit. Kjo është një protestë që nuk ka asnjë komitet, por nëse merr masa të mëdha nuk ndal dot askush. Palët që kërkojnë zgjedhjet e parakoshshme duhet të jenë të përgatitura për bisedime. Ka negociatorë edhe në luftë. Të kërkosh dorëheqjen e Ramës nuk do të thotë që ai mos të garojë më, është e drejtë ligjore. Pyetja është sa të gatshëm janë të hyjnë në bisedime dhe sa të gatshëm janë ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme”, tha Spahiu.
/et
