Last Updated on 14/10/2026 by EL
Deputetja Jorida Tabaku ka komentuar përplasjet në protestën e sotme mes studentëve dhe forcave të rendit. Tabaku tha se dhuna që ka parë sot ndaj protestuesve është, është si ajo e një vendi totalitar.
“Jam te spitali ushtarak për herë të dytë, për të parë të vizituar të dhunuarit e protestës .Për shumë vite me radhë kam parë protestat, por nuk kam parë ndonjë dhunë si kjo të policisë. Kjo është dhunë e pazakontë. Dhuna ndaj të rinjve dhe gazetarëve ka qenë se e një vendi totalitar. Kjo që ka ndodhur sot tregon se çfarë pushteti dhe arroganca e pushtetit. Sa shefa komisaristesh kemi ndryshuar ne, zgjidhja është vetëm largimi i Edi Ramës. Ne do të mbështesim çdo protestë që bëhet kundër qeverisë”, tha Tabaku./et
