Last Updated on 14/10/2026 by EL
Sali Berisha dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve duke e quajtur si “më të egrën dhe shtazoren” që nga viti 1990.
“Dita dhe nata më e egër e regjimit ndaj rinisë studentore që nga viti 90 e deri sot. Sot, padrino i Shqipërisë, Edvin Kristaq Koleka, tejkaloi në dhunën e egër dhe shtazore që ushtoi ndaj studentëve në protestë paqësore dhunën e diktatorit Ramiz Alia në dhjetor të ’90-ës ndaj studentëve liberatorë. Në një akt kriminal dhe pa asnjë motiv, studentë dhe studente, qytetarë të moshave të thyera, gazetarë dhe gazetare që bënin detyrën e tyre u agresuan në mënyrën më barbare, iu thyen gjymtyrët, u plagosën, u çanë në kokë, u goditën dhe morën plagë në gjoks, në të gjithë trupin, në dhjetëra e dhjetëra raste. Dëshmitarë okularë kanë dërguar video të cilat faktojnë barbarinë mbi qytetarin duke i thyer gjymtyrë në kohën kur ai nuk p kryente në mënyrë absolute asnjë akt ndaj askujt dhe e morën pa ndjenja, e plasën në makinën e tyre. Të tjerëve, banorëve u kanë hedhur në ballkon bombolat e gazit, gazetarëve u kanë çarë kokën. Situata sonte ishte ajo e një terrori të paparë”, tha Berisha./et
