Last Updated on 14/10/2026 by Anisa
Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon mes tensioneve, ndërsa në terren ka mbërritur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Ai është parë në krah të efektivëve të policisë në zonën pranë ministrisë, ku vijon aksioni i forcave të rendit për zmbrapsjen e protestuesve.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vijon në ditën e dytë, me pjesëmarrjen e studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve./ad
