Last Updated on 14/10/2026 by Monika
Trajneri Jose Mourinho ka hartuar një plan të veçantë për të ndihmuar Vinicius Juniorin të kapërcejë periudhën e vështirë dhe të rikthehet në formën e tij optimale te Real Madridi.
Sipas raportimeve, tekniku portugez ka vendosur të ndërhyjë personalisht për të rikthyer sulmuesin anësor në nivelet e tij më të larta.
Nga ana e tij, Vinicius është plotësisht i vetëdijshëm për formën e tij jo të mirë në këtë fillim sezoni dhe është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me klubin.
Ndryshe nga e kaluara kur reagonte keq pas lënies në stol, braziliani po e pranon me pjekuri rolin e tij të reduktuar në skuadër për momentin. Për Mourinhon, 26-vjeçari mbetet një element me rëndësi jetike për ekipin, jo vetëm për cilësitë në fushën e gjelbër, por edhe për peshën e madhe emocionale që ka në dhomën e zhveshjes.
Për të përshpejtuar këtë proces rikthimi, trajneri ka udhëzuar ndryshime thelbësore në rutinën e përditshme të yllit brazilian. Mourinho ka ndërhyrë madje edhe në oraret e tij në qendrën stërvitore Valdebebas, duke e këshilluar lojtarin që të mos qëndrojë deri vonë, pasi pushimi në shtëpi është po aq i rëndësishëm sa stërvitja.
Si stafi teknik ashtu edhe drejtuesit e klubit madrilen vazhdojnë t’i japin mbështetje maksimale Viniciusit, me besimin e plotë se ai do të dalë shpejt nga kjo situatë delikate./mxh
