Masat ajrore të qëndrueshme do të vazhdojnë ndikimin e tyre duke sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten, duke luhatur vlerat ditore nga 3°C, temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Kukësit, deri në 25°C, vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi permanent verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë./k.m
