Shtatë ndeshjet e fundit për raundin e dytë në Ligën e Kampioneve, prodhuan gola dhe rezultate të thella.
Real Madrid fitoi 4-3 ndaj Romës pas një përmbysje të çmendur në minutat e fundit. Roma mori avantazhin 3-1, por madrilenët përmbysën shifrat me golat e Espi, Endrick dhe Rudiger në fund.
Paris Saint Germain dominoi Manchester Cityn, duke fituar 4-2 në Angli. Dopieta e shënuar nga Erling Haaland, nuk mjaftoi për “qytetarët”.
Aston Villa triumfoi me shifrat e thella 6-0 ndaj Fenerbahce. Dortmund u shtang në transfertë, ku u mposht minimalisht nga Bodo/Glimt.
Në duelet e tjera, Betis fitoi 3-2 ndaj Portos, Shakhtar triumfoi 3-1 ndaj AEK, ndërsa Stuttgart fitoi pastër 3-0 ndaj Slovan Bratislava.
REZULTATET
Roma vs Real Madrid 3-4
Aston Villa vs Fenerbahce 6-0
Betis vs Porto 3-2
Bodo/Glimt vs Dortmund 1-0
Manchester City vs PSG 2-4
Shakhtar Donetsk vs AEK 3-1
Slovan Bratislava vs Stuttgart 0-3/k.m
