Kylian Mbappe ka hyrë në historinë e Ligës së Kampionëve, duke thyer rekordin e Lionel Messit për lojtarin më të ri që arrin kuotën e 100 paraqitjeve në këtë garë prestigjioze evropiane.
Sulmuesi francez e arriti këtë shifër në moshën 27-vjeçare, më saktësisht 27 vjet e 298 ditë, në ndeshjen e Real Madridit kundër Romës, të zhvilluar të mërkurën mbrëma.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Lionel Messi, i cili kishte regjistruar paraqitjen e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve në moshën 28 vjeç e 84 ditë, në shtator të vitit 2015, gjithashtu në një ndeshje kundër Romës.
Mbappe e bëri edhe më të veçantë këtë arritje duke shënuar gol në përballjen ndaj skuadrës italiane, duke regjistruar golin e tij të 72-të në Ligën e Kampionëve dhe duke kaluar legjendën e Real Madridit, Raul Gonzalez, në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në këtë kompeticion.
Francezi kishte debutuar në Ligën e Kampionëve në shtator të vitit 2016, kur ishte vetëm 17 vjeç, duke luajtur për Monacon.
Sezonin e kaluar, Mbappe përfundoi si golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve me 15 gola, ndërsa vazhdon të konfirmohet si njëri prej sulmuesve më vendimtarë të futbollit evropian./ad
