Last Updated on 15/10/2026 by EL
Mentor Kikia
Tirana është në ditën e tretë të revoltës së të rinjve. Veç kryeqytetit, dhuna po përhapet në disa qytete si Durrësi, Korca, Elbasani, Shkodra… Veç objekteve publike, viktima të shkatërrimit po bien objekte private, më së shumti banka.
Pasojat mund të jenë të rënda!
Mos harroni, përballë shtetit nuk janë burra e gra që i fshihen kamerave se mos i heqin nga puna.
Përballë janë të rinj që nuk kanë asgjë për të humbur. Janë të rinj që në shtëpi, në rrugë, në telefon, në televizor dëgjojnë lajme për skandale me qindra miliona Euro. Dëgjojnë prindërit të bëjnë llogaritë me pikatore për të shtyrë muajin, apo janë me baballarë emigrantë që i takojnë dy herë në vit.
Kur shikon këtë vajzë që godet me shkelm plot mllef një objekt në rrugë, mendon se është thjeshtë një adoleshente e pa edukuar. Por para se të jenë të pa edukuar, ata janë të pa shpresë. Dhe zemërimi i atij që s’ka asgjë për të humbur dhe asnjë siguri për të ardhmen, është më i fortë se çdo armë e shtetit.