Last Updated on 18/10/2026 by Monika
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, deklaroi se efektivët kanë mbushur me gaz lotsjellës godinën ku është vendosur selia blu, ku pak minuta më parë u panë duke hyrë disa të rinj protestues.
Në një deklaratë për mediat, Bozdo u shpreh se ky ishte një akt provokues i policisë ndaj përfaqësuesve të opozitës.
“Kanë helmuar njerëzit të gjithë brenda. Këta i kanë futur bombolat e gazit brenda PD-së. Kanë dhunuar gra e burra që ishin për qejfin e tyre brenda PD-së. O çuna kë keni Komandant ju këtu? Erdhën e na provokuan. Panë njerëz aty dhe mbushën oborrin dhe godinën e PD-së me gaz lotsjellës”,-tha Bozdo./Mxh
