Last Updated on 19/10/2026 by Monika
Senatori amerikan, Gary Peters, ka reaguar lidhur me protestat disaditore që po zhvillohen në vend.
Në një postim në rrjetet e tij sociale, Peters shprehet se autoritetet lokale duhet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, dhe të gjithë në terren duhet të punojnë për të ulur tensionin dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme.
Sipas senatorit, populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat e tyre themelore dhe mbron sundimin e ligjit.
“Jam thellësisht i shqetësuar nga situata në rritje në Shqipëri. Autoritetet lokale duhet të përmbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë, dhe të gjithë në terren duhet të punojnë për të ulur tensionin dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme.
Michigan është shtëpia e një komuniteti të fortë dhe të gjallë shqiptaro-amerikan, dhe e di që këto zhvillime janë shumë personale për shumë banorë të Michiganit.
Populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat e tyre themelore dhe mbron sundimin e ligjit. Prandaj do të vazhdoj të avokoj për paqe dhe drejtësi për të gjithë shqiptarët”,-shkruhet në postim./mxh
