Last Updated on 20/10/2026 by Monika
Elbasani ka zgjedhur Glen Dajën si trajnerin e ri, i cili pritet të pasojë në këtë detyrë Ivan Gvozdenoviç pas një starti negativ në javët e para të Kategorisë Superiore.
Deri më tani, Glen Daja ka shërbyer si ndihmës i babait të tij, Ilir Daja, te skuadra e Dinamos, pasi kishin punuar së bashku edhe te Ballkani në Kosovë nga tetori i vitit 2022.
Kjo lëvizje krijon një rast unik në historinë e futbollit shqiptar, ku babë e bir do të jenë në stola kundërshtarë si trajnerë të parë në të njëjtin kampionat. Emërimi i tij përbën gjithashtu një koincidencë domethënëse, pasi Ilir Daja e nisi rrugëtimin si trajner në nivelet më të larta pikërisht tek Elbasani, të cilin e shpalli kampion në sezonin 2005-2006.
Përpara bashkimit me stafin e të atit në nivele profesioniste, Glen Daja kishte punuar si trajner i moshave në disa akademi futbolli në Tiranë. Tashmë ai kalon nga roli i ndihmësit në një pozicion ku do të mbajë i vetëm përgjegjësinë e vendimeve dhe menaxhimit të ekipit.
Rrugëtimi i tij krahasohet me atë të Davide Ancelotti-t, i cili pas një periudhe të gjatë si ndihmës i Carlo Ancelotti-t te Bayern Munich, Napoli, Everton dhe Real Madrid, mori drejtimin e Botafogo-s në vitin 2025 dhe Lille-s në qershor 2026.
Për trajnerin e ri verdheblu, pavarësisht përvojës së fituar pranë të atit, sfida mbetet të tregojë se mund t’i kthejë këto njohuri në rezultate konkrete për të krijuar identitetin e tij të pavarur./mxh
