Last Updated on 20/10/2026 by EL
Brenda pak orësh pas tensioneve të ndodhura para Kryeministrisë, ku studentë e pedagogë refuzuan ftesën e Ramës për dialog, kryeministri ka reaguar duke përsëritur se është i gatshëm të zhvillojë bisedime me këdo që është i gatshëm për të dialoguar.
“Dorëheqje! Poshtë diktatura! Poshtë komunizmi! Nuk duam dialog! Këto janë thirrjet e pedagogëve dhe intelektualëve të mbledhur këtu poshtë”, shprehet Rama në videon e publikuar pasditen e sotme./ET
