Last Updated on 20/10/2026 by EL
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një automjet në lëvizje dyshohet se është vënë në shënjestër.
Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të plagosur apo për identitetin e autorëve të mundshëm.
Nga informacionet paraprake, ngjarja nuk ka lidhje me protestën që po zhvillohet në kryeqytet. Priten informacione të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ET
