Last Updated on 26/10/2026 by Monika
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka zbuluar një hap të ri të ndërmarrë lidhur me protestën.
Siç publikon përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, një shkresë urgjente e dërguar disa komisariateve të Tiranës dhe Krujës, urdhërohet të marrin masa të menjëhershme për menaxhimin e situatës gjatë protestave të studentëve, me fokus të veçantë te trajtimi i të miturve.
Sipas Këlliçit, kryeministri Edi Rama u kujtua pas 13 ditëve dhunë e shkelje jashtë çdo norme dhe protokolli se paska ligj e që duhet respektuar.
“Pas 13 ditëve dhunë kriminale në shkelje të çdo norme e protokolli, policia e Edi Ramës u kujtua se paska ligj e që duhet respektuar.
Kjo shkresë më vete është një provë që vërteton se policët kanë vepruar të paidentifikuar, kanë mbushur qelitë me të mitur, ku janë dhunuar e abuzuar, pasi kane fikur kamerat.
13 ditë krime ndaj të rinjve, studentëve dhe të miturve nuk harrohen kurrë, dhe nuk mbyllen me një shkresë si kjo.
Prokuroria të marrë masa, dhe masat janë arrestimi i policëve dhe shefave që kanë kryer krime, jo mbledhja e dokumentacioneve.
Skena e barbarisë është parë nga të gjithë. Duhet veprim!”,-shprehet Këlliçi./mxh
