Last Updated on 26/10/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama dha këtë të hënë intervistë për median greke “Kathimerini”.
Pjesë e rëndësishme e intevistës së Ramës ishte edhe situata e ditëve të fundit në vend, e shoqëruar me protesta të përshkallëzuara dhe tensione mes studentëve protestues dhe forcave policore.
Kreu i qeverisë u shpreh se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pasi siç tha, një qeveri duhet të ndryshojë përmes zgjedhjeve dhe jo përmes bombave molotov.
Rama tha se nuk do të shmanget nga detyra për integrimin e vendit në BE, që i është besuar përmes votës nga qytetarët shqitparë, vetëm se një pakicë mendon se rruga më ë shkurtër drejt pushteti është përmes zjarrvënies.
“Jo. Në një demokraci, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo përmes bombave molotov. Populli shqiptar na dha një mandat të qartë vitin e kaluar dhe unë synoj ta përmbush atë. Çdokush mund të kërkojë dorëheqjen time; kjo është pjesë e jetës demokratike. Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë me dhunë. Detyra ime është të dëgjoj ankesat e drejta, të mbroj të drejtat e qytetarëve dhe të vazhdoj punën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nuk do të shmangem nga kjo detyrë vetëm sepse një pakicë mendon se vënia e flakës vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”,-tha Rama./mxh
