Territori shqiptar do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët gjatë paraditës, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në zonat bregdetare.
Orët e pasdites do të sjellin kalim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore, juglindore, duke rrezikuar reshje të përkohshme shiu, si dhe reshje dëbore në majat e maleve, më të mundshme në skajin verior të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që në orët e vona të mbrëmjes të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë, duke u luhatur nga 2°C, temperatura më e ulët e shënuar në Bajram Curri, deri në 21°C, vlera maksimale, e cila do të shënohet në qarkun e Durrësit.
Era do të vijojë e fortë, me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi verilindor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë./k.m
