Eksperti Ervin Karamuço ka komentuar zhvillimet gjatë protestave të dhunshme në Shqipëri.
Karamuço u shpreh se pas protestës së parë të së shtunës, e cila krijoi një situatë kritike dhe demoralizoi një pjesë të efektivëve të policisë, grupet e tjera u rigrupuan. Sipas tij, nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, vendi mund të ishte përballur me kolaps.
Karamuço tha se është shqetësuese prania e të huajve në protestat e dhunshme dhe përdorimin e molotovëve, duke pretenduar se ekziston një rrjet i financuar që organizon këto veprime. Ai e krahasoi këtë taktikë me Antifën dhe tha se bizneset janë shënjestruar për t’u shkatërruar.
Eksperti kërkoi identifikimin e personave që qëndrojnë pas organizimit dhe financimit të protestave, duke thënë se shteti duhet t’i publikojë emrat.
Sipas ekspertit, këto fonde janë përdorur për pajisje GPS dhe molotovë duke rrezikuar një luftë civile.
“ Më mirë të mos themi se protesta është e qetë. Pas të shtunës së parë, ku pati një situatë kritike që demoralizoi shumë prej trupave të policisë, u rigrupuan të gjitha grupet e tjera. Po të mos kishte ndodhur ajo, do të ishim kthyer në kolaps. Nuk duhet shkuar në përplasje.
Në këto protesta të dhunshme evidentohet prania e grupeve të huaja, amerikanë, gjermanë, për arsye nga më të çuditshmet. Dikush i sjell. Një i huaj është i çuditshëm të mbajë molotov. Ka një rrjet të financuar, policia ka në dorë dokumente. Këta njerëz nuk duhet të lihen të lirë.
Kjo është një taktikë e re që i ngjan Antifas. Janë shënjestruar bizneset për t’u shkatërruar. Ato para që qarkulluan në Serbi u organizuan në një parti, fituan zgjedhjet. Të gjitha këto para që erdhën në Shqipëri, që po abuzojnë me emrin e studentëve, u përdorën për GPS për molotovë. Çfarë është kjo? Po fut vendin në luftë civile.
Duhet të vëmë para përgjegjësisë qeverinë. Kush janë këta?”
Eksperti Ervin Karamuço ka krahasuar protestat në Serbi me ato në Shqipëri, duke theksuar se, pavarësisht dhunës ndaj studentëve dhe profesorëve gjatë dy viteve, nuk u sulmuan banka, komisariate apo xhami.
Sipas Karamuços, në protestën ku morën pjesë 300 mijë persona, nuk u përdor as një pajisje me mikrovalë, dhe se në Serbi u shmang lufta civile. Kjo sipas tij, përbën një leksion demokracie.
“Në dy vjet në Serbi, pati dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve, por nuk u sulmua asnjë bankë, asnjë komisariat, asnjë xham. Në Serbi kanë edhe një aparaturë për goditje me mikrovalë dhe nuk u nxor.Në shesh ishin 300 mijë veta. Me mikrovalë është sikur je brenda një mikrovale dhe përjeton nxehtësi. E evituan luftën civile. Ky është leksion demokracie. Ne vijojmë me molotovë. Nëse duan ndryshim qeverisjeje, të organizohen, por jo kështu.”/ad
