Nga Mentor Kikia
Në Dhjetor 1990, Ramiz Alia u tha studentëve që shkuan ta takonin, për ti kërkuar demokraci:
-Po, organizohuni ju. Krijoni atë organizatën apo edhe partinë tuaj po të doni, dhe hajde të hyjmë në garë. Bëjmë zgjedhje, kush të fitojë të qeverisë – tha shoku Ramiz.
Studentët u gëzuan. Sa e thjeshtë kishte qenë demokracia. Ja kaq ishte. U bëmë edhe ne me demokraci, si e gjithë bota moderne, që u “bëmë lëmsh”.
Pra, u bë partia dhe u quajt Partia Demokratike. Dhe hyri në zgjedhje kjo partia e studentëve me partinë e Ramizit. Dhe në Mars 1991, Ramizi, që kontrollonte çdo gjë, i fitoi zgjedhjet bindshëm.
Mu kujtua kjo histori, kur dëgjova dje kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, z.Balla, kur iu drejtua studentëve përmes medias:
-Organizohuni edhe ju si studentët në Serbi. Bëni parti dhe fitoni zgjedhjet.
Por ligjin e zgjedhjeve do ta bëjë PS-ja; se kur do te mbahen zgjedhjet e cakton PS-ja; hartën territoriale dhe elektorale e bën PS-ja; administratën e kontrollon PS-ja; KQZ-në e kontrollon PS-ja…
E sigurtë që zgjedhjet do ti fitojnë studentët, siç i fituan në mars 1991!
Artikulli i MëparshëmAuron Tare: Lasgushi
Artikulli Tjetër Gjashtë ndeshje në dy ditë, mësoni duelet e Kategorisë së Parë
