Lotina Haziri dhe reperi Mozzik po shijojnë një nga momentet më të veçanta të jetës së tyre, pasi janë bërë prindër së bashku për herë të parë. Çifti ka mirëpritur një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Oz.
Së fundmi, Lotina ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi të veçantë, ku Mozzik shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e porsalindur. Reperi duket i lumtur teksa përqafon me kujdes vogëlushin, në një moment të mbushur me emocione.
Krahas imazhit të publikuar në Instagram, Lotina ka zgjedhur të shkruajë fjalët “My forever”, duke shprehur përmes këtij mesazhi dashurinë për familjen e saj.
Çifti u bë prindër më 16 tetor, ndërsa ardhja në jetë e vogëlushit Oz shënon një kapitull të ri në jetën e tyre së bashku.
Kujtojmë se Mozzik është gjithashtu baba i Hanës, vajzës që ka nga marrëdhënia e mëparshme me reperen Loredana Zefi./mxh
